image Përgjysmohet afati për tërheqjen e Policisë dhe barrikadave - Sinjali

Përgjysmohet afati për tërheqjen e Policisë dhe barrikadave

news image

Sot ka hyrë në fuqi marrrëveshja Kosovë – Serbi dhe ka nisur zhbllokimi i dy pikave kufitare, Jarinje dhe Bërnjak. Këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në afërsi të këtyre dy pikave kufitare kanë arritur pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Në një komunikatë për media, KFOR-i ka thënë se pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, ky mision ka shtuar patrullimet në zonat kufitare të bllokuara, si dhe ka angazhuar pjesëtarë në dy pikat.

Se çfarë ka ndodhur nga mëngjesi i sotëm, zhvillimet minutë pas minute, mund t’i lexoni në linqet e mëposhtme.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin