image Momenti kur pjesëtarët e KFOR-it flasin me policët e Njësisë Speciale para tërheqjes - Sinjali

Momenti kur pjesëtarët e KFOR-it flasin me policët e Njësisë Speciale para tërheqjes

news image

Kanë mbetur edhe pak minuta nga koha kur pritet të fillojë zhbllokimi i rrugëve që dërgojnë për te pikat kufitare Jarinje e Bërnjak.

Atje tashmë është vendosur KFOR-i. Në një video të publikuar në media, shihen pjesëtarë të KFOR-it duke biseduar me policë të Njësisë Speciale të Kosovës.

Ndryshe, sot pritet të marrë fund bllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë. Largimi i barrikadave dhe Njësisë Speciale pritet të fillojë në ora 08:00 dhe të përfundojë jo më larg se në orën 16:00.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin