image Ekskluzive | Sherr në kompaninë “ILKO” në Vushtrri, vëllai ther me thikë vëllanë – babai dyshohet se e sulmoi

Ekskluzive

Ekskluzive | Sherr në kompaninë “ILKO” në Vushtrri, vëllai ther me thikë vëllanë – babai dyshohet se e sulmoi

news image

Një konflikt familjar ka eskaluar mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e kompanisë së materialit ndërtimor “ILKO” në Vushtrri, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë, ndërsa në rast dyshohet të jetë përfshirë edhe babai i tyre, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 9 korrik, rreth orës 20:20, kur Policia ka pranuar informacion për një person të lënduar në objektin e kompanisë.

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur I. K., i cili kishte pësuar lëndime në dorën e djathtë nga një mjet i mprehtë (thikë), si dhe një lëndim në veshin e majtë.

Viktima është dërguar menjëherë në Emergjencë për trajtim mjekësor. Sipas hetimeve fillestare, A. K. dyshohet se e ka goditur vëllanë e tij me thikë, ndërsa G. K., babai i tyre, dyshohet se ka ushtruar sulm fizik ndaj të njëjtës viktimë gjatë incidentit.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, A. K. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa G. K. është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij po zhvillohet procedurë për veprën penale “Sulmi”.

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në konfliktin familjar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/