image Vazhdon tërheqja nga veriu/ Protestuesit serbë largojnë rreth 30 mjete barrikaduese

Siguri

Vazhdon tërheqja nga veriu/ Protestuesit serbë largojnë rreth 30 mjete barrikaduese

news image

Rreth 30 mjete barrikaduese të vendosura nga serbët janë larguar. Kjo për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Raportohet që në fillim ishin 70 barrikada, ndërsa tash janë 42.

Pjesëtarët e KFOR-it janë pozicionuar në vend të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Përveç automjeteve, KFOR-i e ka mbikqyrur situatën në Jarinje e Bërnjak edhe me helikopter.

Më 20 shtator Qeveria mori vendim që të vendoset reciprociteti për targat ndaj automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

/GazetaSinjali/