image LIVE: Fillon zhbllokimi në veri

Siguri

LIVE: Fillon zhbllokimi në veri

news image

09:11- Nis largimi i barrikadave në Jarinje

Sot ka nisur zhbllokimi i dy pikave kufitare, Jarinje dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Më poshtë mund t”i shihni pamjet live nga Jarinja, ku KFOR-i ka arritur, ndërsa tërheqja ka filluar.

08:27- Në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinje, ka nisur tërheqja e barrikadave dhe Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Largimi i tyre ka filluar në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë jo më larg se në orën 16:00.

KFOR-i është vendosur në veri dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.

/GazetaSinjali/