Një rast i rëndë që ndodhi më 26 nëntor goditi Gllogjanin dhe tërë Kosovën. Nga një breshëri plumbash tre persona mbetën të vrarë, shoferi i autobusit dhe dy nxënës të shkollës së mesme. Si të dyshuar, dy javë pasi ndodhi krimi u arrestuan tre persona Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj. Mirëpo Malsori para tri javësh është liruar nga paraburgimi, shkruan Sinjali.
Ndërsa sot, Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar edhe një person tjetër në lidhje me këtë vrasje.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Viktima nga ky sulm kanë qenë nxënësit e shkollës së mesme, Genta Mustafaj, 17-vjeçare dhe Ledion Hamzaj, 18-vjeç dhe shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.
Siç mëson Sinjali, motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/