image 43-vjeçari në Leposaviq improvizon laborator për kultivimin e kanabisit - Policia ia shkatërron (VIDEO)

Siguri

43-vjeçari në Leposaviq improvizon laborator për kultivimin e kanabisit – Policia ia shkatërron (VIDEO)

news image

Dje gjatë ditës, Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) e Mitrovicës në koordinim me Drejtorin Rajonale, ka zbuluar një laborator për kultivimin e bimëve te kanabisit, në fshatin Granican të Komunës së Leposaviqit, raporton Gazeta Sinjali.

Njësitet përkatëse kanë bërë bastisjen e shtëpisë së tashmë të dyshuarit 43-vjeçar, R.V, i cili në momentin e kontrollit nuk ndodhej në shtëpinë e tij. I njëjti ra në prangat e Policisë disa orë pas bastisjes.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani tha për Gazetën Sinjali se gjatë bastisjes janë “gjetur dhe sekuestruar 23 bime te mbjella te dyshuar te kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri ne 1.85 cm, si dhe pajisje tjera te cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa, ventilim, etj)”.

Njësia e Forenzikës në vendin e ngjarjes ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive nga laboratori i improvizuar.

“Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me udhëzim të tij nga bimët merren disa mostra që do të dërgohen në laborator, kurse pjesa tjetër me urdhër te prokurorit shkatërrohen”, tha ndër tjera Elashni.

“Ne lidhje me rastin i dyshimti R.V. (1981) rreth orës 19:30 është ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare ne Jarinje se personi i dyshuar është ndaluar dhe me aktvendim te Prokurorit te Shtetit te dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh.”

/GazetaSinjali/