image Zjarri në katin e 7-të te një banesë në Rrugën B, Gashi: U përfshi kompresori i klimës, dritaret dhe dera e ballkonit

Siguri

Zjarri në katin e 7-të te një banesë në Rrugën B, Gashi: U përfshi kompresori i klimës, dritaret dhe dera e ballkonit

news image

Mëngjesin e sotëm, në flakët e një zjarri u përfshi ballkoni i një banese në katin e shtatë te Rruga B në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zjarrfikësit, të cilët pas reagimit të shpejtë për pak minuta arritën ta shuajnë zjarrin, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e flakëve, përveç dëmeve materiale, deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëvendës komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, i cili bëri të ditur se në flakë u përfshi kompresori i klimës që ishte ne ballkon, dritaret dhe dera e ballkonit.

“Ne ora 04:35 është pranuar informata për zjarr në banes, adresa Rruga B, afër Royal Mall. Ekipet kanë dal menjëherë, është pa se ka zjarr në banës kt.7. Reagimi ka qene i menjëhershëm dhe për kohë të shkurtë është shuar zjarri. Ne zjarr ishte përfshirë kompresori i klimës që ishte ne ballkon, dritaret dhe dera e ballkonit. Të lënduar nuk ka informacione”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/