image Parandalohet kontrabandimi i disa mallrave nga Serbia në Zubin Potok, Dogana tregon se çka u gjet

Siguri

Parandalohet kontrabandimi i disa mallrave nga Serbia në Zubin Potok, Dogana tregon se çka u gjet

news image

Policia e Kosovës në koordinim me Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës sot kanë ushtruar kontroll tek një subjekt tregtar në Zubin Potok.

Gjatë kësaj kontrolle janë gjetur mallra të paligjshme si: 100 copë pije të forta alkoolike, 150 copë plazma, 9 kg duhan të grirë dhe 4200 copë cigare.

“Ky operacion është një dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës. Dogana angazhohet në përforcimin e ligjit dhe të rendit dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit tonë”, thuhet tutje në komunikatën për media.

/GazetaSinjali/