image Detaje të reja për arrestimin e babait dhe dy djemve të tij për vrasjen e trefishtë në Gllogjan - Sinjali

Detaje të reja për arrestimin e babait dhe dy djemve të tij për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj.

Sinjali mëson se të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një kallashnikov. Burimet e Sinjalit po ashtu njoftuan se lidhur me këtë rast dy herë janë zhvilluar bastisje.

Motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, ku u vranë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës, sipas burimeve të Sinjalit dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin