image "Ndjejmë lehtësim", flasin prindërit e nxënësve të vrarë në Gllogjan pas arrestimit të të dyshuarve

Sociale

“Ndjejmë lehtësim”, flasin prindërit e nxënësve të vrarë në Gllogjan pas arrestimit të të dyshuarve

news image

Ledion Hamzaj, Genta Mustafaj dhe Gani Gjokaj u vranë më 26 nëntor, ndërsa mbrëmë u arrestuan tre persona, ndaj të cilëve gjykata caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, shkruan Gazeta Sinjali.

E ndaj këtij vendimi kanë folur prindërit e dy viktimave, Genta Mustafajt e Ledion Hamzajt, të cilët kanë thënë se ndihen të lehtësuar.

Unë si prind i Gentës prej pram e kom ni nifarë lehtësimi. I falenderoj organet e shtetit që janë tu e zbardhë këtë rast, po presim. Kom qef me na lan edhe neve t’qeta zemrat, mu merr drejtësia, drejtësisë ia kom lan“, tha babai i Gentës.

“Tash si prind ndihna ma i qetë se shteti i Kosovës po merret me këtë çështje, do të qëndroj i qetë deri në fund kështu”, ka thënë babai i Ledionit për t7.

Kujtojmë që të dyshuarit janë babai Halil Mehmetaj bashkë me dy djemtë Kreshnikun e Malsorin. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se njëri nga vëllezërit Mehmetaj dyshohet se është dorasi i vrasjes së trefishtë, ndërsa vëllai tjetër dhe babai dyshohen për ndihmë në kryerjen e veprës penale ‘vrasje e rëndë’.

Motivi i kësaj vrasje dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e studentes 20-vjeçare nga Gllogjani, vajzës dhe motrës së të arrestuarve, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.

Pas arrestimit të tre familjarëve, për herë të parë, në emër të familjes Mehmetaj, ka reaguar djali tjetër i Halil Mehmetajt, i cili e ka mohuar se babai dhe vëllezërit e tij të jenë përfshirë në këtë vrasje, duke deklaruar se ka dëshmi që e vërtetojnë këtë.

“Ne emer te familjes tem,ju drejtohem te gjithve se Babai im dhe dy vellezrit emi jan te pa fajshem,,Familja jon nuk ka asni lidhje me vrasjen ne gllogjan,,Babai ka dhjetra bashkfshatar deshmitar qe ka qen me ta kur ka ndodh tragjedia,,vellau i vogel malsori qe thuhet esht i dyshuar,,jan 100 deshmi qe vertetojn prezencen e ti ne vend punim ne gjakov,,jan kamerat e vendpunimit qe deshmojn pafajsim eti,,Vellau i madh posedon dokumentacion fakte reale qe ka qen i operuar ,,kemi qen te dyt se bashku ne shtepi me nanen ,,,pafajsia e tyre -ejona si familje do te vertetohet“, thuhet në reagim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/