image I jepet lamtumira e fundit shoferit që u vra në Gllogjan
[wp-story id="814678"]

Sociale

I jepet lamtumira e fundit shoferit që u vra në Gllogjan

news image

Shoferi i autobusit i cili u vra nga sulmi me armë zjarri që ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit është varrosur sot.

Ai u varros me ceremoni fetare, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit ishte një numër i madh i familjarëve.

Pos të ndjerit të vrarë nga sulmi mbetën të vdekur edhe dy nxënës, të cilët do të varrosen sot.

Sot në orën 14:00 do të bëhet varrimi i vajzës dhe djalit 17-vjeç që u vranë me armë zjarri në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla. Viktimat do të varrosen në varrezat e fshatit Gllogjan.

I dyshuari i vrasjes së trefishtë ndodhet akoma në arrati./GazetaSinjali/