image Lirohet nga paraburgimi një nga të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan - Sinjali

Lirohet nga paraburgimi një nga të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

news image

Më 27 nëntor të vitit të kaluar Gllogjanin e tronditi një krim i rëndë. Bëhet fjalë për vrasjen e trefishtë, për të cilën u arrestuan tre persona si të dyshuar.

Mirëpo Malsor Mehmetaj është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Ajo tha se masa e paraburgimit, Mehmetajt i është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

Me propozim te prokurorit te çeshtjes, te pandehurit Malsor Mehmetaj, masa e paraburgimit i eshte zevendesuar me masen e arrestit shtepiak“, ka thënë Zhuti për Sinjalin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin