image Zyrtare: Fabinho nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Futboll

Zyrtare: Fabinho nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

news image

Liverpooli ka rinovuar me futbollistin brazilian Fabinho, transmeton Sinjali Sport.

Mesfushori defensivë ka firmosur me të kuqtë një kontratë afatgjate, deri në vitin 2026.

Braziliani ishte futbollist kyç i “The Reds” që nga arritja në Anfield, duke luajtur shpesh edhe jashtë pozitës së tij.

Fabinho me Liverpoolin ka fituar Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe Superkupën e Evropës.

Pas tij pritet që edhe bashkëkombësi Allison Becker të rinovojë kontratën. /GazetaSinjaliSporti/