image Liverpooli deklason Southamptonin, Broja luajti tërë takimin

Futboll

Liverpooli deklason Southamptonin, Broja luajti tërë takimin

news image

Liverpooli ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Southamptonit në Anfield, në kuadër të xhiros së 13-të në Premier Ligë.

Golat për “Të Kuqtë” u realizuan nga Diogo Jota dy herë, Thiago Alcantara e Virgil van Dijk.

Sfidën e zhbllokoi Diogo Jota i cili realizoi vetëm pas dy minutave lojë, pas një asistimi nga Andy Robertson i cili bashkëveproi bukur me Sadio Manen në krahun e majtë.

“Reds” realizuan dy gola të tjerë të shpejtë brenda pesë minutave, fillimisht me anë të Jotas i cili shënoi të dytin personal në lojë në minutën e 32-të, gjersa në minutën e 37-të Thiago Alacantara trefishoi epërsinë për ta çuar skuadrën me një rezultat të thellë pas 45 minutëshit të parë.

Në pjesën e dytë, Virgil van Dijk realizoi golin e katërt të ndeshjes duke shënuar në minutën e 52-të pas një asistimi nga Trent Alexander-Arnold, gjersa pas këtij goli rrjetat mbetën të paprekura deri në fund të ndeshjes.

“Të Kuqtë” realizojnë fitoren e dytë radhazi me rezultatin e njëjtë prej 4-0, teksa tani ngriten përkohësisht në pozitën e dytë me 28 pikë të mbledhura pas 13 xhirove të para.

Për mysafirët, ylli i ri shqiptar, Armando Broja, i kompletoi 90 minuta, duke i bërë driblime, por pa pasur mundësi shënimi.

/Gazeta Sinjali Sporti/