image Liverpooli për prestigj luan ndaj Portos, zbulohen 11-shet startuese - Sinjali

Liverpooli për prestigj luan ndaj Portos, zbulohen 11-shet startuese

news image

Liverpooli e ka siguruar plasmanin për rrethin e eliminimeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.

Megjithatë, ‘The reds’, duhet që t’i luajnë ndeshjet e grupit deri në fund dhe sot e presin Porton në ‘Anfield Road’.

Skuadra angleze i ka fituar që të katër ndeshjet e para në grup dhe kryeson në grupin B me 12 pikë, kurse mysafirët kanë pesë pikë në pozitën e dytë, ku do kërkojnë rezultat pozitiv që ta mbajnë ende atë pozitë.

11-shet titullarë janë dalur për këtë takim e ato janë:  

Formacioni i Liverpoolit: Alisson, Wiliams, Matip, Konate, Tsimikas, Morton, Thiago, Chamberlain, Mane, Salah, Minamino

Formacioni i Portos: Costa, Mario, Mbemba, Pepe, Zaidu, Uribe, Oliveira, Otavio, Diaz, Taremi, Evanilson. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin