Liverpooli ka vendosur të shkarkojë trajnerin holandez Arne Slot, vetëm një vit pasi ai kishte udhëhequr skuadrën drejt titullit të Premier League.
Lajmi është konfirmuar të shtunën nga klubi anglez, i cili ka njoftuar se tashmë ka nisur procesin për gjetjen e trajnerit të ri.
“Liverpooli mund të konfirmojë se Arne Slot do të largohet nga roli i trajnerit me efekt të menjëhershëm dhe se klubi është në proces për gjetjen e trajnerit të ri. Ai largohet me titull të Premier Leagues dhe me mirënjohjen dhe vlerësimin tonë më të madh”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Slot largohet nga “Anfield” pas një sezoni të suksesshëm, ku arriti të fitojë kampionatin anglez, por vendimi i klubit shënon fundin e papritur të mandatit të tij në krye të Liverpoolit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!