image EFL Cup në program sot, Rashica ndaj Liverpoolit dhe Broja pritet të luajnë

Futboll

EFL Cup në program sot, Rashica ndaj Liverpoolit dhe Broja pritet të luajnë

news image

Futbolli anglez nuk ndalet në këtë mesjavë, mirëpo nuk do luhet Premierliga, por kupa EFL, shkruan Sinjali Sport.

Në këtë xhiro do zhvillohen ndeshjet e raundit të tretë, ku sot disa nga skuadrat e mëdha kanë përballjet e tyre.

Dueli më interesant i ditës pritet të jetë mes Norwich Cityt dhe Liverpoolit.

Dy skuadrat janë përballur këtë sezon në xhiron e parë në “Carrow Road”, ku fituan të kuqtë me rezultat të thellë 0-3.

Milot Rashica me klubin e tij e presin përsëri Liverpoolin në shtëpi, me fillim nga ora 20:45.

Nga fillimi pritet të paraqitet mesfushori kosovar, kurse Klopp pritet të bëjë ndryshime në formacion, ku Van Dijk, Salah, Mane e Alisson mund të mos startojnë.

Kampioni në fuqi anglez, Manchester City, ka po ashtu sfidën kualifikuese, sot.

Citizens presin në “Etihad” skuadrën  e ligës së dytë, Wycombe Wanderers.

Nga top 6shja angleze sot luajnë vetëm këto dy skuadra, ndërsa vëmendje sot pritet të marrë sulmuesi Armando Broja.

Reprezentuesi shqiptar do luajë nga fillimi në ‘‘EFL Cup”, me Southamptonin ndaj Sheffield United.

Broja në fazën e kaluar të kësaj kupe shkëlqeu duke i shënuar dy gola dhe një asistim.

Të gjitha ndeshjet e sotme në këtë kupë janë këto dhe orari i tyre:

/Gazeta Sinjali Sporti/