image Vetura godet një këmbësore në magjistralen Prishtinë-Lipjan

Siguri

Vetura godet një këmbësore në magjistralen Prishtinë-Lipjan

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Lipjan, ka ndodhur ndërmjet një automjeti dhe një këmbësoreje.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Ahmeti gjithashtu për Gazetën Sinjali ka bërë të ditur se ngasësi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor ndërkohë që me rastin janë duke u marrë hetuesit dhe njësitet rajonale të komunikacionit rrugor.

/GazetaSinjali/