image Përfshihet nga flaka BMW-ja e 50 mijë eurove derisa shoferi po lëvizte në autostradën “Ibrahim Rugova”

Siguri

Përfshihet nga flaka BMW-ja e 50 mijë eurove derisa shoferi po lëvizte në autostradën “Ibrahim Rugova”

news image

Një veturë është përfshirë nga flaka derisa shoferi po lëvizte në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Vërmicë-Prizren, njofton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për një veturë të tipit BMW, vlera e të cilës është 50 mijë euro.

Sipas këtyre burimeve dyshohet se deri te zjarri ka ardhur si pasojë e instalimit elektrik të automjetit.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes ka dalë patrulla dhe zjarrfikësit, ku pas një kohe të shkurtër është lokalizuar zjarri.

Siç mëson Sinjali, ankuesi e ka raportuar rastin në Polici dhe ka bërë të ditur se vetura ishte e babait të tij.

/GazetaSinjali/