image Kapen tre persona me armë pa leje në Malishevë

Siguri

Kapen tre persona me armë pa leje në Malishevë

news image

Policia e Kosovës në mesditën e djeshme në rrugën “Skënderbeu” të Malishevës ka ndaluar një automjet në të cilin ishin tre persona dhe pas kontrollit aty janë gjetur dy armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, armët ishin pa leje përkatëse mbi mbartjen dhe mbajtjen e tyre.

Armët ishin një pushkë gjuetie MAGNUM Churchill dhe një revole ZORAKI cal.7.65 me karikator dhe një fishek.

Të dyshuarit kan pohuar se armët i përkasin vozitësit të automjetit dhe se të tret i kanë përdorur për të gjuajtur me to në pyll./GazetaSinjali/