image Momenti kur vidhet automjeti i “Urban Taxi” në Prishtinë – Menaxheri ofron shpërblim për këdo që e gjen veturën

Sinjalizime

Momenti kur vidhet automjeti i “Urban Taxi” në Prishtinë – Menaxheri ofron shpërblim për këdo që e gjen veturën

news image

Një veturë e kompanisë “Urban dhe Robert Taxi” është vjedhur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Lidhja e Pejës”, konkretisht përball Terminalit Doganor në Prishtinë. Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet nga momenti kur vidhet automjeti i kësaj kompanie nga një person.

Si në “bahçe të babës”, i dyshuari shihet se si e kalon rrugën dhe afrohet në hapësirën ku gjendej vetura.

Menaxheri i kompanisë ka deklaruar për Sinjalin se vetura që është vjedhur është e tipit Passat e ka vlerën e 35 mijë eurove.

Ai ka njoftuar se rastin e ka denoncuar në Polici, si dhe ka ofruar shpërblim për atë që e gjen veturën.

Lidhur me rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit të sotëm.

/GazetaSinjali/