image Aksident në Obiliq, dyshohet për një të vdekur

Siguri

Aksident në Obiliq, dyshohet për një të vdekur

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Palaj të Obiliqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Raportohet se në aksident kanë qenë të përfshira një autobus dhe një veturë e tipit Golf III, ndërsa në vendin e ngjarjes nga foto shihet se kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

Sipas dëshmitarëve, dyshohet se një person ka vdekur si pasojë e këtij aksidenti, por deri tani ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/