image Automjeti u përplas me shtyllën, një nga të lënduarit në Librazhd niset me helikopter drejt Tiranës (VIDEO)

Shqipëri

Automjeti u përplas me shtyllën, një nga të lënduarit në Librazhd niset me helikopter drejt Tiranës (VIDEO)

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fushë Studën në Librazhd, me ç’rast njëri nga të lënduarit është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se Brian Dosku është nisur me urgjencë drejt Tiranës ndërsa i lënduari tjetër është dërguar në spitalin e Elbasanit.

Dy të rinjtë mbetën të lënduar pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një shtyllë.

/GazetaSinjali/