image Kontrabandoi shtatë emigrantë, 22-vjeçari arrestohet në Vërmicë

Siguri

Kontrabandoi shtatë emigrantë, 22-vjeçari arrestohet në Vërmicë

news image

Një automjet i dyshuari është ndaluar nga Policia e Kosovës në autostradë, konkretisht në Vërmicë dhe është vërejtur se nga mali kanë dalë dhe kanë filluar të hipin në automjet disa persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë rast Policia ka arrit ta ndalojë automjetin dhe ka arrestuar të dyshuarin me inicialet E.G., 22-vjeçar.

Brenda veturës, sipas policisë, kanë qenë shtatë emigrantë, pesë meshkujt një femër dhe një fëmijë nga Siria.

Automjeti dhe personat janë shoqëruar për në Stacionin Policor, ku personi i dyshuar është arrestuar, me emigrantët vazhdohet sipas procedurave lidhur me raste të tilla, ndërkaq automjeti është konfiskuar./GazetaSinjali/