image Ferizaj/ Tejkaloi në vijë të plotë, shoferi kapet në flagrancë nga Policia

Siguri

Ferizaj/ Tejkaloi në vijë të plotë, shoferi kapet në flagrancë nga Policia

news image

Policia e Kosovës sot ka ndaluar një shofer në flagrancë, pasi që i njëjti me automjetin e tij të udhëtarëve ka tejkaluar në vijë të plotë në fshatin Bibaj të Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë ndaj shoferit u shqiptua një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

/GazetaSinjali/