image Aksident trafiku në Suharekë, tre persona të lënduar

Siguri

Aksident trafiku në Suharekë, tre persona të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Hajdin Berisha” në Suharekë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Përveç të lënduarve, për shkak të përplasjes së automjeteve ka edhe dëme materiale.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

/GazetaSinjali/