Gazeta Sinjali edhe gjatë vitit 2023 ka raportuar ekskluzivisht për të gjitha rastet në sektorin e sigurisë. Në këtë artikull janë përzgjedhur disa nga raportimet për ngjarjet që kanë tronditur vendin.
Vrasje makabre, dhjetëra vetëvrasje, dhjetëra aksidente me fatalitet
“Tragjedi në Pejë: Djali vret nënën e tij“, ishte ngjarja për të cilën raportoi Sinjali ditën e 14 të prillit të këtij viti. Një ngjarje e tmerrshme në Pejë për të cilën sollëm detaje ekskluzive në kohë rekord, tronditi vendin. I riu Urim Hyseni mizorisht vrau nënën e tij Hyrije Broqi-Hyseni.
Krimi makabër në Pejë dyshohet se u krye me gjakftohtësi, ku nga ekzaminimet në vendin e ngjarjes ishte provuar se viktimës i ishte këputur me thikë koka nga trupi, ku koka ishte vendosur në tavanin e shtëpisë, ndërkaq trupi në katin tjetër. Siç njoftuan atë kohë burimet e Sinjalit, skena e krimit ishte rrënqethëse teksa familjarët ishin të trishtuar nga ajo çfarë kishin parë me sy. Tmerri i kësaj ngjarje u bë akoma më i rëndë për shkak të dyshimit se pas kryerjes së krimit, Urimi piu gjakun e viktimës.
Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua më 25 qershor, ku pas një konflikti pronësor mbetën të vrarë dy vëllezër. Siç mësoi ekskluzivisht Sinjali detajet e krimit, viktimat ishin Blerim dhe Haxhi Ismajli. I dyshuari për këtë vrasje është Gjergj Gjokaj, i cili po ashtu mbeti i plagosur nga përleshja me dy vëllezërit. Nga informatat e mbledhura atë kohë burimet tona thanë se i dyshuari, Gjergj Gjokaj, në këmbim për t’u dorëzuar, kishte kushtëzuar Policinë për ta dërguar te mjeku për trajtim mjekësor, si pasojë e plagëve që kishte pësuar pasi u sulmua nga dy vëllezërit.
Po ashtu, informatat e para për këtë rast nga organet e rendit ishin se i dyshuari për këtë vrasje të dyfshitë ishte Gjon Gjokaj, për të cilin u tha se megjithatë rezultatet e hetimit do ta vërtetojnë përfshirjen apo jo të tij.
Gjon Gjokaj ekskluzivisht foli për Sinjalin në një lidhje direkte, duke treguar versionin e tij për këtë vrasje. Ai pohoi se me vëllezërit e ndjerë Islamaj, në të kaluarën kishte kontekst pronësor, mirëpo gjithashtu shtoi se nuk kishte lidhje me vrasjen e tyre.
“Jo, s’kemi lidhje me rastin se unë jam në Zvicër. Une kom pasë kontekst pronësor me ta. Qysh e mora une lajmin, ata rojat…personat e përfshirë aty ma kanë përmend emrin. Unë jom në Zvicër, s’muj me të thonë kurgjo. Nuk kom lidhje me këtë vrasje”, u shpreh Gjokaj për Sinjalin.
“E rëndë: Vrasje e trefishtë në Lipjan“, ishte një tjetër ngjarje pasuese që shokoi të gjithë vendin më 28 korrik. Shtëpia e familjes Bekteshi në Rufc të Lipjanit u shndërrua në skenë krimi. Kryefamiljari, Abedin Bekteshi, dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tyre, Arditin e më pas edhe veten. Siç raportoi Sinjali, i gjithë akti i tmerrshëm u krye me armë zjarri.
Rreth një muaj më vonë, një 17-vjeçar gjithashtu mbeti i vdekur. Viktima B.Xhymshitit nga Vitia pas një konflikti me bashkëmoshatarin e tij A.Haxhiu u ther me thikë për vdekje.
2 gushti i këtij viti rezultoi tragjik për 27-vjeçaren, shtetasen argjentinase M.K.U në Fushë-Kosovë e cila vdiq në QKUK për shkak të lëndimeve të marra të cilat dyshohet se iu shkaktuan si pasojë e rënies nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë. Siç raportoi Sinjali, kosovari E.N., nga komuna e Drenasit me shtetësi të Zvicrës u kap si i dyshuari kryesor për vdekjen e saj, duke e hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit të katit të gjashtë.
Pak ditë më vonë, më 4 gusht vrasja e rëndë ku la me dhjetëra të lënduar në “Bon Vivant” në Prishtinë pas sherrit mes dy grupeve tronditi të gjithë vendin. 39-vjeçari, Kastriot Ramadani mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në këtë kafiteri në praninë e dhjetëra qytetarëve të tjerë. I dyshuari kryesor për vrasjen e tij është Andi Pajaziti, i cili po ashtu mbeti i plagosur.
Siç pati njoftuar Policia e Kosovës 17 persona të tjerë, tre burra dhe 14 gra, pësuan lëndime si pasojë e thyerjes së gotave-shisheve të qelqit gjatë përleshjes fizike mes dy grupeve të përfshira.
Përveç përfshirjes edhe të një pjesëtari të FSK-së, i përfshirë në këtë krim të rëndë ishte edhe i kërkuari nga FBI-ja, Dukagjin Nikollaj, i njohur si ‘Duka’, i cili qe gati 5 muaj është i pakapshëm për shtetin, përkundër që u shpall në kërkim.
“Detaje ekskluzive: I dyshuari për plagosjen në Klinë grabiti një veturë në mes të rrugës dhe u arratis“, ishte njëri nga lajmet e shkruara për raportimin mbi vrasjen si në filma në Klinë më 7 gusht. Konfliktet familjare dyshohet se çuan Tush Frrokun ta vras dhëndërin e tij Anton Prelës në lokalin Coyote Lounge Bar në Klinë. Pas kryerjes së aktit, Frroku me armë në dorë grabiti një veturë në mes të rrugës për t’u kapur pas një jave nga Policia e Kosovës.
10 gusht: Kosova s’gjen qetësi: Vritet një person në Skenderaj, plagosen tre të tjerë. Edhe një tjetër tragjedi në pak ditë. Në kafenenë e fshatit Runik të Skenderajt ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vrarë një 39-vjeçar, ndërsa u plagosën tre të tjerë. Siç u bë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, dy persona të maskuar kanë hyrë brenda kafenesë dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave. Të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
10 ditë më vonë: Tragjike: Vritet një person në Malishevë. Edhe një tjetër vrasje e rëndë në vend. Në fshatin Banjë të Malishevës, Avni Basha nga fshati Vraniq i Suharekës dyshohet se u privua nga jeta nga shoku i tij, Isuf Zogaj, i cili tashmë është arrestuar.
6 shtator: E rëndë: Vritet një person në Prizren, i dyshuari në arrati. Problemi 10-vjeçar në mes të dyshuarit, Aziz Gashi me Beqir Morinën çoi në vrasjen tragjike të këtij të fundit. 48-vjeçarit që u qëllua për vdekje në sy të fëmijës dhe gruas. I dyshuari Aziz Gashi u arrestua nga Policia ditën kur u shpall në kërkim pasi u gjet në afërsi të fshatit Tërpezë të Malishevës. Hetimet Rajonale dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë ranë në gjurmët e tij pas disa kërkimeve, përkundër që i dyshuari e planifikoi arratisjen dhe tentoi të shpëtojë sikur në filma.
Vendi po ashtu u trondit më 11 shtator nga vrasja e rëndë që ndodhi në pikë të ditës, në rrugën “Zahir Pajaziti”. Një person e shndërroi atë pjesë në skenë krimi, duke e vrarë me dy armë 34-vjeçarin, Valmir Breznica, ndërsa e la të plagosur bashkëshorten e tij. Personat e dyshuar për këtë vrasje janë Arsim Syla dhe Lordi Arsim Sulja si ekzekutes.
Ndërsa një tjetër krim makabër i raportuar në detaje nga Sinjali më 29 nëntor shokoi të gjithë vendin, por jo vetëm. 30-vjeçarja Liridona Ademaj dyshohet se u vra nga Granit Plava, i porositur nga bashkëshorti i saj pas një pagese prej rreth 30 mijë euro, Naim Murseli, teksa po udhëtonin me veturë së bashku me dy fëmijët e tyre 4 dhe 6-vjeçar. I dyshuari i tretë për vrasjen e Liridonës është edhe Kushtrim Kokalla. Motivet e këtij krimi të rëndë nuk janë zbardhur ende nga aturoritetet e vendit.
Po ashtu, Gazeta Sinjali edhe për këto 365 ditë të tjera, raportoi fatkeqësisht edhe për një numër të lartë të aksidenteve dhe numrit të madh të vetëvrasjeve.
Disa nga aksidentet me fatalitet:
Ngjarje e kobshme: Këta janë tre personat që humbën jetën mbrëmë në aksidentin në Prizren
Aksident me fatalitet në magjistralen Pejë-Prishtinë, humb jetën një person
Aksident me fatalitet në Viti, humb jetën një grua
Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një person
Aksident me fatalitet në Drenas, vetura godet për vdekje një këmbësor – arrestohet shoferja
Vetaksident me fatalitet në Mitrovicë, shoferi i veturës humb jetën në spital
Aksident me fatalitet në Gjilan, vetura godet për vdekje këmbësorin 79-vjeçar
Aksident me fatalitet ne Kamenicë: Rrokulliset vetura me targa gjermane, humb jetën një person
Vetaksident me fatalitet në Kaçanik, humb jetën pasagjeri 76-vjeçar
Vetaksident me fatalitet në Istog, humb jetën shoferi
Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë, Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Podujevë
Një i vdekur dhe 9 të lënduar – Pamje nga aksidenti me fatalitet në Istog
Aksidenti me fatalitet në Rahovec: Një grua vdiq, dy të tjerë dërgohen në QKUK me lëndime të rënda
Disa nga raportimet për vetëvrasje:
Tragjike: 55-vjeçari në Prizren ia vë flakën vetes brenda veturës, dyshohet për vetëvrasje
E trishtë: Aktivisti 32-vjeçar i Vetëvendosjes që u gjet i vdekur dyshohet se kreu vetëvrasje
Tragjike në Prizren: Një burrë kryen vetëvrasje me armë zjarri
E dhimbshme: Kjo është 39-vjeçarja që dyshohet se kreu vetëvrasje në Besianë
E rëndë: Gjendet pa shenja jete Qazim Alaj i portalit ‘Shqip.com’, dyshohet për vetëvrasje
E dhimbshme: Ky është 40-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje
E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçar në Pejë, dyshohet se kreu vetëvrasje
Tragjike: Bosi i Shellit gjendet i varur, dyshohet për vetëvrasje
E rëndë: Një person gjendet pa shenja jete në Ferizaj, dyshohet se kreu vetëvrasje
Rast i rëndë në familjen Fetinci në Gjilan: Gruaja vdes pasi ra në bunar, dyshohet për vetëvrasje
*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.