image Vrasja që tronditi Podujevën: Policia e identifikon të miturin e dyshuar, publikon emrin e tij

Siguri

Vrasja që tronditi Podujevën: Policia e identifikon të miturin e dyshuar, publikon emrin e tij

news image

Podujeva më 11 shtator u trondit nga vrasja e rëndë që ndodhi në pikë të ditës, në rrugën “Zahir Pajaziti”. Një person e shndërroi atë pjesë në skenë krimi, duke e vrarë me dy armë 34-vjeçarin, Valmir Breznica, ndërsa e la të plagosur bashkëshorten e tij. Një person që dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, Arsim Syla, është kapur, ndërsa i dyshuari kryesor akoma jo, raporton Gazeta Sinjali.

Para disa javësh, Policia publikoi vetëm foton e tij dhe kërkoi ndihmë për ta identifikuar, ndërsa tash ka njoftuar se është zbuluar identiteti i të miturit që dyshohet se kreu vrasjen.

Sipas PK-së, i dyshuari është Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik, me nënshtetësi holandeze.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”

Sinjali ka raportuar detaje ekskluzive se si ndodhi ngjarja si në filma në Podujevë, të cilat i gjeni në linqet e mëposhtme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/