image Një i vdekur dhe 9 të lënduar - Pamje nga aksidenti me fatalitet në Istog

Siguri

Një i vdekur dhe 9 të lënduar – Pamje nga aksidenti me fatalitet në Istog

news image

Një i vdekur dhe nëntë të lënduar është bilanci i aksidentit mes dy veturave dhe një traktori që ndodhi sonte në fshatin Dobrushë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Në aksident janë të përfshira dy automjete dhe një traktor bujqësor. Një person ka mbetur i vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar”, tha Gashi.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha ai.

Gashi theksoi se policia janë në vendin e ngjarjes.

/GazetaSinjali/