image Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një person

Siguri

Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një person

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku një person ka ndërruar jetë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, në aksident ishin të përfshira dy automjete, një kamion dhe veturë, të cilat ishin në lëvizje, dhe si pasojë e kësaj një person nuk ka mundur t’i përballojë plagët, duke ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person e cila nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë . Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

/GazetaSinjali/