image Aksident me fatalitet në Viti, humb jetën një grua

Siguri

Aksident me fatalitet në Viti, humb jetën një grua

news image

Një aksident i rëndë në trafik ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gërmovë të Vitisë, ku si pasojë ka humbur jetën një grua, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se viktima ka humbur kontrollin mbi automjet dhe më pas është përplaur me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës.

Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/