image Aksidenti me fatalitet në Rahovec: Një grua vdiq, dy të tjerë dërgohen në QKUK me lëndime të rënda

Siguri

Aksidenti me fatalitet në Rahovec: Një grua vdiq, dy të tjerë dërgohen në QKUK me lëndime të rënda

news image

Pas disa orësh trajtim në Spitalin Rajonal në Gjakovë, njëra ndër pasagjeret që u lëndua në aksidentin që ndodhi dje në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ka ndërruar jetë. E ndjera, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq përkundër trajtimit të mjekëve, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda spitalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Azbije Mazrekun, 65-vjeçare, e cila ndodhej në veturën, shoferi i së cilës shkaktoi aksidentin, duke u përplasur me një veturë tjetër.

Sinjali mëson se për vdekjen e saj është njoftuar edhe Policia, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të tërhiqet për t’u dërguar në IML për obduksion.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë pësuar plagë të rënda dhe tashmë po trajtohen në QKUK.

Ndërsa shoferi i dyshuar është arrestuar dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka lëshhuar urdhër për ndalim policor.

Rastin dje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri me dije se katër persona kanë marrë lëndime trupore, një prej të cilëve më pas vdiq,

“Në fshatin Bërnjak-Rahovec rreth orës 16:55 është raportuar aksident trafiku. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete. Për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Elezaj për Sinjalin.

/GazetaSinjali/