image Pamje nga plagosja ne Prishtinë derisa i plagosuri flet në telefon

Siguri

Pamje nga plagosja ne Prishtinë derisa i plagosuri flet në telefon

news image

Sot rreth orës 12:30 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në lagjen “Dardania” në Prishtinë është plagosur një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoi se i plagosuri është Ndriçim Qafleshi, i cili ka marrë plagë në të dyja këmbët dhe është duke u trajtuar në Emergjencën e QKUK-së.

Gazeta Sinjali ka arritur që të sigurojë një video, e cila është realizuar pak minuta pas plagosjes.

Në këtë video shihet Ndriçimi i shtrirë, teksa bisedon në telefon me dikë.

Afër tij janë edhe dy zyrtarë policorë.

Gazeta Sinjali pak më parë solli edhe rrëfimin e dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhë rasti.

Sipas tyre, i dyshuari, i cili ndodhet ende në arrati, pasi që e ka plagosur i është afruar Ndriçimit, të cilit ia ka marrë telefonin nga xhepi, i ka fshirë diçka dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detaje të reja rreth këtij rasti./Gazeta Sinjali/