image Ekskluzive | 19-vjeçarit i gjenden marihuanë dhe thikë gjatë kontrollit policor në Prishtinë, tregon ku e kishte blerë drogën

Ekskluzive

Ekskluzive | 19-vjeçarit i gjenden marihuanë dhe thikë gjatë kontrollit policor në Prishtinë, tregon ku e kishte blerë drogën

news image

Një 19-vjeçar është ndaluar nga Policia në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit trupor iu gjetën marihuanë dhe një thikë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur pak pas mesnatës së 11 korrikut, rreth orës 00:35, në rrugën “Malush Kosova”.

Sipas informacioneve, gjatë legjitimimit dhe kontrollit trupor, zyrtarët policorë kanë gjetur te Milot Berisha, rreth 19-vjeçar një sasi prej 4.76 gramë marihuanë, si dhe një thikë, të cilat janë sekuestruar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku gjatë intervistimit ka deklaruar se marihuanën e kishte blerë pranë lokalit “Menata”, nga një person të panjohur, duke pretenduar se ishte për përdorim personal.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Substanca e dyshuar narkotike është sekuestruar si provë materiale, ndërsa thika është konfiskuar dhe, me urdhër të Prokurorit, do të dërgohet për asgjësim. Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/