image "Fëmija hyn në të", puseta e hapur në rrugë në Kodrën e Trimave në Prishtinë po rrezikon kalimtarët e shoferët

Siguri

“Fëmija hyn në të”, puseta e hapur në rrugë në Kodrën e Trimave në Prishtinë po rrezikon kalimtarët e shoferët

news image

Pusetat e hapura në rrugët e Prishtinës mbesin një problem i madh për sigurinë e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është evidentuar në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ku një pusetë e pambuluar po paraqet rrezik për qytetarët që kalojnë në atë zonë, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve.

Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Sinjali, puseta e cila ndodhet në një pjesë të rrugës në Prishtinë është e pambuluar.

Një sinjalizues ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se kjo gjendje paraqet rrezik edhe për fëmijët, të cilët, sipas tij, mund të bien në këtë pusetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/