Në Prishtinë, sot do të organizohet një aksion përkujtimor me rastin e 31-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës. Aktiviteti do të mbahet pranë Kino Armatës, në sheshin “Edit Durham”.
11 Korriku shënon Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, një nga krimet më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë në Srebrenicë. Ky krim është njohur si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare.
Që nga viti 2024, 11 Korriku është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!