image "Është i plagosur në të dyja këmbët"/ Nga QKUK flasin për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Siguri

“Është i plagosur në të dyja këmbët”/ Nga QKUK flasin për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në lagjen “Dardania” të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora, tha për Gazetën Sinjali se viktima është i plagosur në të dyja këmbët.

“Momentalisht është në ekzaminim e sipër, jemi duke ia bë rengenin. Është i plagosur në të dyja këmbët. Në njërën këmbë është plagosur mbi gju, në tjetrën është i plagosur nën gju”, tha Bajgora për Gazetën Sinjali.

Ndërkaq, policia ka thënë se janë në kërkim të një personi të dyshuar, i cili për momentin ndodhet në arrati./Gazeta Sinjali/