Nga 10 deri më 18 korrik, do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”, në segmentin nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, për shkak të punimeve infrastrukturore që do të zhvillohen në këtë pjesë të kryeqytetit.
Si pasojë e kësaj mbylljeje, do të ndryshojë përkohësisht edhe itinerari i dy linjave të Trafikut Urban, nr. 3 dhe nr. 4.
Trafiku Urban ka njoftuar se devijimi do të vlejë vetëm në drejtimin e ardhjes, në segmentet rrugore si më poshtë:
Linja nr. 3: Bardhosh – Rrethi i Matit
Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xhevë Lladrovci → Astrit dhe Arbnor Dehari → Rrethi i Matit
Linja nr. 4: Parku i Gërmisë – Matiqan
Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xheladin Rekaliu → Matiqan
“Në drejtimin Matiqan – Parku i Gërmisë (Linja nr. 4) dhe Rrethi i Matit – Bardhosh (Linja nr. 3), qarkullimi do të zhvillohet sipas itinerarit të rregullt”, ka deklaruar Trafiku Urban.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!