image Alarm në Prishtinë, zhduket 13-vjeçarja – familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Siguri

Alarm në Prishtinë, zhduket 13-vjeçarja – familja kërkon ndihmë për ta gjetur

news image

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zhdukjen e një 13-vjeçareje nga Prishtina, pasi familja raportoi se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për të miturën me inicialet T.Q., rreth 13-vjeçare, e cila është larguar nga banesa në rrugën “Ndue Perleshi” më 10 korrik, rreth orës 18:30.

Rastin në Polici e ka denoncuar nëna e saj, V.Q., rreth 37-vjeçare, e cila ka deklaruar se vajza nuk është kthyer në shtëpi dhe se familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Pas marrjes së deklaratës, Policia ka njoftuar Prokurorin për të Mitur, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Person i zhdukur”.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se deri në momentin e raportimit nuk dihet vendndodhja e të miturës, ndërsa Policia ka nisur veprimet hetimore për lokalizimin e saj.

Sinjali fton qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e 13-vjeçares, ta njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/