image Ky është personi që u plagos sot në Prishtinë

Siguri

Ky është personi që u plagos sot në Prishtinë

news image

Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen Dardania në orët e para të pasdites, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se i plagosuri është Ndriçim Qafleshi. Po ashtu mësojet se policia ka hyrë në një ndërtesë për të kontrolluar dhe që i dyshuari është ende në arrati.

Teksa motivet ende nuk dihen, nga policia kanë bërë të ditur se po punojnë për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.  Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërsa nga QKMF-ja kanë bërë të ditur se viktima është plagosur në të dyja këmbët, në njërën mbi e tjetrën nën gju.

“Momentalisht është në ekzaminim e sipër, jemi duke ia bë rengenin. Është i plagosur në të dyja këmbët. Në njërën këmbë është plagosur mbi gju, në tjetrën është i plagosur nën gju”, tha mjeku kujdestar Avdush Bajgora për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/