image Nga QKUK japin detaje të reja për gjendjen e taksistit, pritet të futet në operacion

Shëndetësi

Nga QKUK japin detaje të reja për gjendjen e taksistit, pritet të futet në operacion

news image

Një person ka mbetur i plagosur sonte në rrugën “George Bush” në Prishtinë.

Gazeta Sinjali ka mësuar se në këtë konflikt u përfshinë dy taksist, e ku njëri nga ta është plagosur me dy plumba.

Për Gazetën Sinjali kanë folur nga QKUK, ku kanë treguar gjendjen e të plagosurit.

Avdush Bajgora nga QKUK ka treguar se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe mund t’i nënshtrohet edhe një operacioni.

Gjendja është e rëndë, është plagosur me dy plumba në regjionin ambdominal dhe gjendja është e rëndë, është gjendje serioze, sipas të gjitha gjasave do t’i nënshtrohet operacionit”, ka treguar Bajgora.

Kurse, personi tjetër është arrestuar nga Policia e Kosovës, ku i është gjetur edhe një armë zjarri e cila i është sekuestruar.

/GazetaSinjali/