image Një taksist u plagos në Prishtinë, Policia jep detaje për të dyshuarin

Siguri

Një taksist u plagos në Prishtinë, Policia jep detaje për të dyshuarin

news image

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se një person është plagosur sonte tek Tre Sheshirat në Prishtinë.

Po ashtu, kanë bërë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar.

Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “George Bush”, në Prishtinë. Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. Personit të dyshuar. I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri“, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Po ashtu ajo ka treguar se një person është plagosur.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë“, tregoi Ahmeti.


/GazetaSinjali/