Fernando Morientes ka pranuar se do të dëshironte shumë që Liverpooli të bënte një lëvizje të guximshme për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, për ta zëvendësuar Mohamed Salahun, edhe pse një transferim i tillë mbetet shumë i vështirë nga aspekti financiar.
Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Liverpoolit ka këshilluar klubin anglez që të tentojë transferimin e talentit spanjoll, duke e parë si një përforcim të madh për “The Reds” dhe njëkohësisht si një “favor” për Real Madridin, duke ia larguar Barcelonës një prej lojtarëve më të rrezikshëm.
“Do të më pëlqente shumë nëse Liverpooli do të kërkonte Lamine Yamal nga Barcelona për të zëvendësuar Mohamed Salah! Një spanjoll te Liverpool, për t’i dhënë atij nivelin”, ka thënë fillimisht Morientes për “Reviant”.
“Do të ishte mirë që Real Madridi të mos e shihte atë te Barça, kështu që është më mirë ta shihnim të luante për Liverpoolin”, ka përfunduar ish-ylli spanjoll.
Yamal, i cili mbushi 19 vjeç këtë javë, ka shënuar tashmë 49 gola në 151 paraqitje për Barcelonën dhe ka një vlerësim prej 200 milionë eurosh nga “Transfermarkt”, më i larti në botë së bashku me Erling Haaland.
Ndërkohë, objektivi më realist i Liverpoolit për repartin ofensiv mbetet anësori i Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, me progresin në negociata që raportohet se po rritet, ndërsa klubi kërkon përforcime pas largimit të Mohamed Salahut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!