Jordan Henderson mund të largohet nga Liverpooli në këtë afat kalimtar, shkruan “Goal”, përcjellë Sinjali Sport.
Kapiteni i të kuqve ka hyrë në dy vitet e fundit të kontratës dhe dy skuadra janë duke e monitoruar situatën e tij me klubin.
Kampioni i Spanjës Atletico Madrid dhe PSG janë të interesuara për shërbimet e anglezit.
Henderson muajin e kaluar festoi dhjetë vjetorin si futbollistë i Liverpoolit, mirëpo sipas disa raportimeve, nuk do jetë shumë gjatë te kampi i “the Reds”.
Mesfushori 31-vjeç nënshkroi në vitin 2018 kontratën e fundit, ndërsa për rinovim nuk ka bisedime, duke qenë gjithçka e qetë. /Gazeta Sinjali Sporti/