Skuadra e Liverpoolit e ka finalizuar blerjen e dytë të afatit kalimtar të janarit.
“The Reds” pas ardhjes së Takumi Minaminos, e kanë zyrtarizuar edhe afrimin e Joe Hardy.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Brentfordit përmes rrjetit social Twitter.
21-vjeçari sipas gjasave do të jetë zëvendësuesi i Ryan Brewster, pasi ky do të largohet drejt Swanseas në formë të huazimit deri në fund të sezonit./Gazeta Sinjali/