Ndeshja mes Juventusit dhe Interit që është planifikuar të mbahet ditën e nesërme është shtyrë për shkak të koronavirusit.
Pesë ndeshjet e kësaj xhiroje në Serie A, që ishin planifikuar të zhvillohen me dyert e mbyllura janë shtyrë me mundësinë për t’u zhvilluar më 13 maj.
Sëmundja infektive koronavirus, ka marrë përmasa të mëdha të përhajes në Itali, duke bërë që të pezullohen shumë aktivitete.
Anipse disa ndeshje të Serie A është pritur të zhvillohen me dyer të mbyllura, përfshirë edhe derbin Juventus – Inter, më vonë është vendosur që të shtyhen të gjitha./Gazeta Sinjali/