image Juventus merr një lajm fantastik para derbit të qytetit

Futboll

Juventus merr një lajm fantastik para derbit të qytetit

news image

Juventusi po përgatitet për “Derby della Mole” të ardhshëm kundër rivalëve Torino dhe ka parë shenja pozitive nga Paul Pogba dhe Federico Chiesa.

Biankonerët kanë kaluar në fazën eliminatore të Europa League pas fitores 3-0 ndaj FC Nantes, ndeshje në të cilën nuk morën pjesë as mesfushori francez dhe as anësori italian.

Klubi është ende duke punuar për t’u ngjitur në tabelën e ligës pas zbritjes së fundit prej 15 pikësh dhe aktualisht ndodhet në vendin e 7-të, 12 pikë prapa Milanit të vendit të katërt.

Siç theksohet nga Calciomercato.com, të dy Pogba dhe Chiesa punuan me bashkëlojtarët e tyre të Juventusit dhe trajnerin Massimiliano Allegri në stërvitjen e sotme, duke treguar shenja pozitive në Continassa. Dyshja tani janë në rrugën e duhur për t’u bashkuar me skuadrën për Derby della Mole të ardhshëm.

Pogba nuk ka bërë asnjë paraqitje për Juventusin që nga rikthimi i tij verën e kaluar, duke qenë jashtë fushës për një dëmtim të rëndë në gju.

Chiesa u kthye nga këputja e ligamentit të kryqëzuar në fillim të këtij sezoni, por ende po punon për të arritur gjendjen e plotë. Ai u detyrua të humbasë dy daljet e fundit të klubit për shkak të lodhjes së muskujve.

/GazetaSinjaliSport/