Juventusi ka ndërprerë zyrtarisht kontratën me Aaron Ramsey-n me pëlqim të ndërsjellë, duke i dhënë atij pagesa të largimit prej mbi 3 milionë euro.
Mesfushori ishte bashkuar si agjent i lirë pas largimit nga Arsenali në vitin 2019 dhe ky status i lejoi Juventusit t’i ofronte atij një kontratë të madhe prej 7 milionë euro në sezon.
Atij do t’i skadonte kontrata në qershor 2023, por reprezentuesi i Uellsit nuk ishte pjesë e planeve të Max Allegrit dhe Juve preferoi ta ndërpresë marrëveshjen herët në vend që të përpiqet të gjejë një blerës.
Ramsey ishte huazuar te Glasgow Rangers në janar 2022.
Ai bëri vetëm 69 paraqitje konkurruese për Juventusin, duke shënuar gjashtë gola dhe duke kontribuar me gjashtë asistime.
31-vjeçari ishte i përfshirë nga probleme të shumta lëndimesh, veçanërisht sezonin e kaluar, ku luajti vetëm pesë ndeshje për Zonjën e Vjetër.
Ramsey pritet të rikthehet në Premierligë.