Juventus e ka mposhtur sonte Crotonen, duke triumfuar me rezultat 3:0, në ndeshjen e javës së 23-të në Seria A, shkruan Sporti në Sinjali.
Ronaldo ishte ylli i mbrëmjes së sotme. Ai arriti ti shënojë dy gola me kokë në minutat 38 dhe 45, duke ia dhënë Juventuesit epërsinë e dyfishtë para pushimit mes pjesëve.
Golin e tretë për “Zonjën e Vjetër” e shënoi në minutën e 66-të, McKennie, duke vulosur fitoren e ekipit vendas me një rezultat të thellë.
Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e tretë, tetë pikë pas Interit, por “Zonja e Vjetër” ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Sporti në Sinjali/